Rikthimi i Trump/ Koçi: Amerika doli më e fortë nga këto zgjedhje. Nesturi: E shoh me pozitivitet për Shqipërinë

schedule20:54 - 7 Nëntor, 2024

schedule 20:54 - 7 Nëntor, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se Amerika doli më e fortë nga zgjedhjet presidenciale, ku fitues u shpall Donald Trump.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Koçi u shpreh se Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera me të dyja kampet politike në SHBA.

Ndërsa analisti Plastor Nesturi deklaroi se e sheh me pozitivitet për Shqipërinë, zgjedhjen e Trump si president të SHBA.

Petro Koçi: Qeveria, Edi Rama, Partia Socialiste ka marrëdhënie të shkëlqyera, me të dy kampet politike në SHBA. Kjo besoj është një konkluzion që e dinë të gjithë. Mendoj që nga këto zgjedhje, Amerika doli më e fortë. Zgjedhjet ishin të qarta. Nuk doli një Amerikë e përçarë, nëse e krahasojmë me zgjedhjet e kaluara. Kjo është një gjë shumë pozitive, pavarësisht se jemi vend i vogël,  Është shumë e rëndësishme, që një vend partner strategjik i Shqipërisë, doli me këtë rezultat. Merndoj se Trump ofroi më shumë siguri në raport me atë. Kamala pagoi defektet e administratës Biden. Do duhej një kandidat demokrat që të ishte më i distancuar nga administrata Biden.

Plastor Nesturi: Në Shqipëri, ngatërrohet kjo çështje,. Përderisa kemi një popull që është pro amerikan, ky është një lloj aseti për SHBA. Unë mendoj se edhe gjatë admisnitratës së parë të Trump, patëm shtim të kontakteve. Ishte Rama që mbajti qëndrim të ashpër për Trump, dhe kjo nuk ndikoi fare. Shqipëria e tregoi veten që ishte partnere. Ne ishim drejtues në Këshillin e Sigurimit. Kjo është bërë me lobimin gjatë qeverisjes së administratës Trump. Po flas për parneritet. Është SPAK, GJKKO, që ishte element bazë. Nëse flasim për Shqipërinë, e shoh me pozitivtet. Kur flitet për politikën, kjo çështja e kaheve nuk ka të njëjtën vlerë siç ka pasur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!