Rikthimi i tifozëve në stadiume, ministri Spadafora jep lajmin e mirë

schedule16:43 - 16 Korrik, 2020

schedule 16:43 - 16 Korrik, 2020

Tifozët duan të rikthehen në stadiume, të njëjtën gjë duan edhe klubet e lojtarët, por në Itali nuk duan të nxitohen. Gjithsesi, një objektiv është në mendjen e drejtuesve të futbollit dhe autoriteteve shtetërore, që zbulohet nga Vincenzo Spadafora.

Ministri i Sporteve në Itali, gjatë një prononcimi të fundit në Senat, është ndalur te rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit. “Për rihapjen e stadiumeve, ne besojmë se duhet të vazhdojmë në atë linjë të kujdesit që është ndjekur deri më tani.

Ne po punojmë shumë me Federatën dhe Ligën, në mënyrë që në shtator, në fillimin e kampionatit të ri, të ketë një mënyrë për të rihapur stadiumet për publikun. Nëse është e vërtetë që sot janë kushtet për të siguruar distancën sociale, është gjithashtu e vërtetë që konsiderohet shumë e rrezikshme që një numër i madh i tifozëve të futen në stadium.

Mbi të gjitha, ne duhet të kuptojmë se si do ta menaxhojmë fluksin e hyrjeve të njerëzve në stadiume. Angazhimi im është që të krijoj të gjitha kushtet në mënyrë që të mundësohet rikthimi i tyre në rifillimin e sezonit të ri në shtator“, thekson Spadafora. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!