Skenarë të ndryshme në Spanjë për rihapjen e stadiumeve. I fundit ishte që nga 29 qershori mund të jepet “OK” dhe deklarata e fundit e Javier Tebas, presidentit të La Liga, është shpresëdhënëse. Dëshira është e madhe që të ketë tifozë në stadiume dhe është projektuar edhe një takim me qeverinë spanjolle.
“Numri i të infektuarve po bie çdo ditë dhe qeveria po mendon rikthimin e tifozëve në stadiume. Kemi nevojë të koordinohemi me të gjitha autoritetet për ta bërë diçka të tillë të ndodhë. Për 10-15 do të takohemi me qeverinë dhe do të përpiqemi të rikthejmë tifozët.
Natyrisht që numri i tyre do të jetë i kufizuar dhe do të ketë masa paraprake. Do ishim të lumtur të kishim edhe sa 10-15 për qind e kapaciteteve të stadiumeve”, është shprehur Tebas për mediat. /abcnews.al