Rikthimi i tifozëve italianë në stadiume, Spadafora tregon sa duhet pritur

schedule21:39 - 3 Korrik, 2020

schedule 21:39 - 3 Korrik, 2020

Serie A rinisi në datë 20 qershor dhe do të përfundojë më 2 gusht. Gara për titullin kampion, kualifikimin në Evropë dhe mbijetesën është më e fortë se kurrë, teksa kanë mbetur për t’u luajtur edhe nëntë javë.

Ministri i Sporteve në vendin fqinj, Vincenzo Spadafora është rikthyer të flasë për futbollin gjatë një vizite në qytetin e Napolit. Rikthimi i tifozëve në stadium është tema kryesore dhe Spadafora zbulon kohën se kur do të merret një vendim i tillë.

Duhet të presim gjysmën e dytë të muajit korrik për të kuptuar saktësisht kurbën epidemiologjike. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë. Ndërkohë, kampionati rinisi dhe besoj se tifozët janë të kënaqur edhe me kaq“, deklaron Spadafora. /abcnews.al