Rikthimi i talebanëve, protesta në Herat për të drejtat e grave

schedule13:59 - 2 Shtator, 2021

schedule 13:59 - 2 Shtator, 2021

Të paktën 60 gra në provincën perëndimore të Heratit në Afganistan dolën në rrugë për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre.

Mariam Ebram tha se ndjeu nevojën për të protestuar pasi ajo dështoi, së bashku me një grup grash nga Herati, për të marrë një shpjegim nga talebanët mbi politikat e grupit për të drejtat e grave.

“Ne u përpoqëm të flisnim me ta, por pamë që përveç talebanëve të 20 viteve më parë, nuk kishte askush atje. Nuk kishte asnjë ndryshim, “tha 24 vjeçarja për Al Jazeera.

Ajo shtoi se gratë folën sinqerisht me disa udhëheqës talebanë, përfshirë shefin e policisë dhe drejtorin e informacionit dhe kulturës. “U hoqët nga pushtuesi, e hoqët demokracinë, por çfarë do të sillni në vend të saj dhe cili do të jetë roli ynë?”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!