Rikthimi i Ilicic tek Atalanta, Muriel: I ka ndryshuar çehrja, e shoh të lumtur

schedule23:58 - 15 Shtator, 2020

schedule 23:58 - 15 Shtator, 2020

Disa probleme familjare ndikuan që Josip Ilicic të humbiste ndeshjet e fundit të sezonit të kaluar. Një mungesë e madhe për Atalantën, që ishte pak sekonda larg kualifikimit për herë të parë në histori në gjysmëfinalet e Champions League.

Sulmuesi anësor slloven (21 gola sezonin e fundit), një ndër më të mirët e skuadrës që po i mahnit të gjithë me futbollin e saj spektakolar dhe ultra ofensiv, është rikthyer më në fund në stërvitje. Luis Muriel, kolegu i tij në repartin ofensiv të Atalantës, flet rreth gjendjes së 32-vjeçarit.

Në një prononcim për Sky Sport, kolumbiani rrëfen se Ilicic ndodhet në një moment shumë të mirë dhe është i karikuar në maksimum për t’u rikthyer lojtari fantastik që ndihmon Berat Gjimshitin me shokë me “magjitë” që dhuron në fushë.

E shoh mirë Josip, shumë mirë. Ai është shumë i motivuar dhe ka një çehre ndryshe në krahasim me të kaluarën. U kthye tek Atalanta dhe dallohet qartë se ka një dëshirë të madhe për të filluar të bëjë mirë.

E kam parë realisht në gjendje shumë të mirë, dallohet që është i lumtur më në fund. Shpresoj të rikuperojë kohën e humbur dhe të na ndihmojë ashtu siç ka bërë gjithmonë“, deklaron sulmuesi latin i Atalantës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!