Rikthimi i futbollit, Spadafora pesimist: Rastet e fundit nuk na ndihmojnë

schedule17:17 - 9 Maj, 2020

schedule 17:17 - 9 Maj, 2020

Rikthimi i skuadrave italiane në stërvitje, nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Raste të reja me koronavirus janë regjistruar në disa klube të Serie A, si Fiorentina, Sampdoria dhe Torino. Dyshimet rreth rifillimit të kampionatit janë shtuar.

Ministri i Shëndesisë, Vincenzo Spadafora, një ndër personat që nuk po tenton të nxitohet për të rikthyer futbollin, e sheh si diçka shumë problematike këtë fakt dhe sqaron situatën aktuale në një deklaratë për Seilatv Bergamo.

Lajmi i infektimit të disa lojtarëve të skuadrave të Serie A, nuk na bën mirë rreth shpresave për të rifilluar. Për sa kohë që nuk do e kuptojmë evolucionin shëndetësor, nuk mund të japim një përgjigjë të caktuar rreth rifillimit të kampionatit.

Natyrisht që nuk na ndihmon ajo që ka ndodhur në 24 orët e fundit. Fjala e duhur është maturi, kjo ka qenë kryefjala edhe në takimin e fundit me komitetin tekniko-shkencor”, deklaron Ministri i Sporteve të vendit fqinj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!