Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthimi i futbollit, mjeku gjerman jep lajmin e keq për të gjithë

schedule13:20 - 20 Mars, 2020

schedule 13:20 - 20 Mars, 2020

Ndërkohë që Coronavirusi ka mbërthyer globin, ka pezulluar edhe aktivitetet sportive. Pothuajse të gjithë kampionatet janë ndalur dhe nuk dihet se kur ata do të rinisin. Ditën e martë UEFA njoftoi shtyrjen e Euro 2020 për verën tjetër dhe të njëjtin fat pati dhe Copa America.

Sikur të mos mjaftonin këto, është shtuar dhe një deklaratë e një mjeku gjerman, i cili parashikon se futboll mund të shikojmë vetëm në vitin tjetër.

“Nuk mendoj se ndeshjet do të rifillojnë në prill. Madje as me dyer të mbyllura, pasi njerëzit do të mblidhen në shtëpitë e tyre për t’i parë ato. Për mendimin tim futboll do të shikojmë vetëm në vitin tjetër, kur kjo situatë të ketë kaluar”, deklaron mjeku, Jonas Schmidt-Chanasit.

Mjeku punon në spitalin e Hamburgut në Gjermani dhe studion viruse të ndryshëm. “Ky sezon nuk mendoj se do të mbyllet. Pandemia do të vazhdojë ende dhe për disa muaj dhe parësor është shëndeti”, mbyll mjeku gjerman. /abcnews.al

 

Jonas Schmidt-Chanasit

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!