Më në fund do të rifillojë Formula 1. Pandemia e koronavirusit vonoi nisjen e sezonit të ri të sportit të automobilizmit, që është rikthyer këtë javë me Çmimin e Madh të Austrisë.
Sot u zhvilluan provat zyrtare në pistën e Zeltweg dhe Mercedes konfirmon formën e mirë të viteve të fundit. Valeri Bottas regjistroi kohën më të shpejtë dhe nesër do të niset i pari. Pas finlandezit u rendit Lewis Hamilton, shoku i tij i skuadrës.
Kampioni në fuqi do të niset i dyti, teksa podi kompletohet nga Max Verstappen i Red Bull Racing. Shumë dobët Ferrari, që nuk siguroi kohë të shpejta. Charles Leclerc do të niset nga vendi i shtatë, ndërsa gjermani Vettel nga pozicioni i 12-të.
Nesër zhvillohet gara zyrtare, pilotët dhe skuderitë janë gati, teksa Çmimi i Madh i Austrisë do të nisë në orën 15:10. /abcnews.al
Q3 CLASSIFICATION
It was CLOSE between the Mercedes pair!
Norris splits the Red Bulls in P4 #AustrianGP ?? #F1 pic.twitter.com/AdnaqCl8W0
— Formula 1 (@F1) July 4, 2020

