Rikthimi i Paulo Dybala, nuk i bën derman as vizita me mjekun e njohur

schedule11:59 - 25 Shkurt, 2021

schedule 11:59 - 25 Shkurt, 2021

Paulo Dybala qëndron jashtë fushave prej 10 janarit, datë kur dëmtoi gjurin e majtë në sfidën ndaj Sassuolos. Andrea Pirlo ishte përgatitur ta kishte në dispozicion për sfidën e fundjavës kundër Hellas Verona, por fantazisti argjentinas vijon të ndjejë dhimbje.

27-vjeçari ka udhëtuar drejt Barcelonës për të kryer një konsultë me profesor Cugat, një prej më të mirëve në profesionin e tij. Ky i fundit e ka qetësuar lojtarin, duke theksuar se gjuri nuk ka komplikacione.

Gjithsesi, akoma nuk dihet se kur do të rikthehet lojtari në dispozicion të Juventusit. Dybala do të vijojë me terapi, teksa problemet fizike të lojtari latin kanë frenuar bisedimet në lidhje me rinovimin e kontratës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!