10 vite për t’u rikthyer te Grasshoper. Ermir Lenjani ka nënshkruar ditën e sotme dhe do të nisë një eksperiencë të re në klubin nga Zyrihu, ku më parë kishte luajtur 6 ndeshje në sezonin 2010/2011.
Anësori i krahut të majtë aktivizohej prej tre vitesh me Sion dhe propozimit të Grasshopper nuk i ka thënë jo. Kontrata e tij është 2-vjeçare, sikurse ka njoftuar klubi zviceran.
Gjatë viteve larg kësaj skuadre Lenjani ka luajtur për klube si Winterthur, St Gallen, Rennes e Nantes në Francë, si dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares shqiptare. /abcnews.al