Janë rikthyer në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik. Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor mblodhi të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.
Mësohet se përveç urdhrit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, do të ketë edhe heqje të licencës për disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës. /abcnews.al/