Në orën 19:15, “Galaktikët” e Real Madrid do të sfidojnë në “Santiago Bernabeu”, skuadrën e Mallorca, në sfidën e parë të këtij vitit kalendarik dhe të vlefshme për javën e 19-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, ku padyshim e vetmja gjë që kërkohet nga djemtë e teknikut, Carlo Ancelotti janë 3 pikët.
Përsa i përket formacionit, “strategu” italian i ka rreshtuar “Galakikët” e tij, me formulën 4-4-2, ku në portë është vendosur ukrainasi Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Fran Garcia e Dani Carvajal, me qendrën që mbulohet nga Tchouamen e Rudiger. Në krahët e mesfushës janë Jude Bellingham e Fede Valverde, ndërsa në qendër janë Toni Kroos e Luka Modric. Përsa i përket sulmit në repartin ofensiv rikthehet “ylli” brazilian, Vinicius Junior, i cili do të shoqërohet nga shoku i tij i Kombëtares, Rodrygo.
Në krahun tjetër, tekniku Javier Aguirre i ka rreshtuar të tijët, me formacionin 5-4-1, ku në portë është vendosur Rajkovic. Në krahët e mbrojtjes janë Maffeo e Van der Heyden, me qendrën që mbulohet nga Gonzalez, Raillo e Nastasic. Në mesfushë janë vendosur Sanchez, Morlanes, Samu Costa e Rodriguez, ndërsa në majën e sulmit është i vetëm “bomberi” kanadez, Cyle Larin. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: