Rikthehet trendi që do të nxjerrë në pah feminilitetin “e egër” që fshihni brenda vetes

schedule20:57 - 11 Shkurt, 2022

schedule 20:57 - 11 Shkurt, 2022

Nuk ka stinë që nuk mund ta vishni printin e kafshëve dhe konkretisht leopardin. Padyshim që ngjyrat neutrale të këtij printimi të veçantë e bëjnë atë unik dhe të lehtë për t’u veshur, pasi dominojnë tonet e kafesë, bezhës dhe të zezës.

Veshjet me printime kafshësh kanë hyrë në çdo pjesë të garderobës së grave dhe madje vijnë me versione të reja: print i vogël, i madh, me bazë të kuqe, jeshile dhe blu. Këtë vit pasarelat na informuan se printi është i domosdoshëm.

Michael Kors, Tom Ford, Etro, Christian Dior, Lanvin dhe NO 21 prezantuan në koleksionet e tyre komplete totale me printime kafshësh, duke i veshur modelet e tyre me trendin e sezonit, nga këmbët deri te koka.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!