Festivali “South Outdoor” rikthehet sërish me edicionin e tij të pestë në Borsh. E veçanta e këtij edicioni është se do të ketë një shtrirje më të gjatë kohore dhe nuk do të mbahet në pikun e sezonit turistik, por më herët, nga data 29 prill deri më 3 maj.
Si moto kryesore sipas ministres së turizmit Mirela Kumbaro është mbrojtja e mjedisit dhe promovimi i turizmit të qëndrueshëm në fshatrat turistike.
Qëllimi kryesor i këtij festivali është zgjatja e sezonit turistik por dhe promovimi i jugut të Shqipërisë duke bërë bashkë sportet e ajrit , ujit si edhe artin e turizmin e qëndrueshëm gjithëvjetor.