Rikthehet si pistë, Juventusi gati të “rrëmbejë” talentin milanist

schedule12:46 - 11 Nëntor, 2019

schedule 12:46 - 11 Nëntor, 2019

Juventusi dëshiron të përforcojë çdo repart. Haaland dhe Sancho janë dëshirat e mëdha për repartin ofensiv, por drejtuesit po mendojnë edhe për portën. Wojciech Szczesny po paraqitet mirë, por polaku mbush 30 vjeç në prill dhe porta pritet t’i besohet një talenti.

Sky Sport raporton se bardhezinjtë i janë rikthyer pistës Gianluigi Donnarumma. 20-vjeçari është ndër më të mirët në botë në rolin e tij dhe largimi nga Milani nuk është i pamundur. Portierit italian i përfundon kontrata me kuqezinjtë në vitin 2021 dhe rinovimi nuk po vjen.

Nëse nuk arrihet akordi, kampionët janë gati ta transferojnë në Torino. Marrëdhëniet me Mino Raiolën, agjentin e Donnarummës, janë të mira dhe ky është avantazhi më i madh i Juves. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!