Rikthehet sherrxhiu Maguire, Southgate surprizon me lojtarët e grumbulluar

schedule15:37 - 1 Tetor, 2020

schedule 15:37 - 1 Tetor, 2020

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka bërë publike pak çaste më parë listën e lojtarëve të grumbulluar për tre sfidat e ardhshme në Ligën e Kombeve. “3 Luanët” rikthehen në fushë që nga muaji i kaluar dhe këtë herë kanë avantazhin se të tre sfidat kundër Uellsit, Belgjikës dhe Danimarkës do t’i zhvillojnë në “Wembley Stadium”.

Këtë herë tekniku anglez ka vendosur ta këtë grupin më të madh, ku ka grumbulluar për herë të parë lojtarë si Dominic Calvert-Lewin, Bukayo Saka dhe Harvey Barnes. Gjithashtu janë rikthyer në skuadër dhe lojtarët titullarë si Jordan Henderson, Ben Chillwell dhe Harry Maguire.

Ky i fundit u la jashtë kombëtares muajin e kaluar për shkak të problemeve që pati me policinë greke, pas një sherri të ndodhur në Mykonos me disa shqiptarë. Southgate ka lënë jashtë listës dy të rinjtë, Phil Foden dhe Mason Greenwood, pas skandalit seksual që ata u përfshinë në Islandë. /abcnews.al