Rikthehet qetësia te klubi italian, katër të infektuarit rezultojnë negativë

schedule21:59 - 14 Maj, 2020

schedule 21:59 - 14 Maj, 2020

Katër futbollistë të Sampdorias dolën pozitive me COVID-19 disa ditë më parë. Përgjigjet e testeve të 7 majit shqetësuan jo pak drejtuesit e klubit italian dhe rikthyen panikun në skuadër. Lojtarët u futën menjëherë në karantinë pas lajmit negativ.

Të katërt i janë nënshtruar kontrolleve të radhës dhe Sampdoria ka dhënë lajmin pozitiv. Për fat të mirë, të katër futbollistët kanë rezultuar negativë. Tani nevojitet të korrin të njëjtin rezultat në testin e radhës dhe më pas mund t’i bashkohen shokëve në stërvitje.

U.C Sampdoria njofton se katër futbollistët, të testuar pozitivë me COVID-19, i janë nënshtruar tamponëve të radhës dhe rezultojnë negativë”, lexohet në komunikatën e klubi dorian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!