Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikthehet pas një viti te goli, Manaj: Mund të fitonim 4-0, na gëzon loja e mirë

schedule20:43 - 15 Nëntor, 2020

schedule 20:43 - 15 Nëntor, 2020

Rey Manaj u rikthye te goli me kombëtaren pas plot një viti. Sulmuesi lushnjar realizoi golin e tretë (me penallti) në minutën e 61-të, duke i dhuruar qetësi shokëve të skuadrës dhe kombëtares. Në prononcimin e dhënë për RTSH Sport, Manaj foli rreth fitores së sotme, golit të tij, repartit sulmues dhe problemeve në fushën e “Air Albania”.

Mora një goditje nga fundi, por jam mirë. Jam shumë i kënaqur për fitoren. Në 20 minutat e para mund të ishim 4-0 për ne. Goli që pësuam ishte supergol dhe na demoralizoi pak. Kur vijnë tre pikët në këtë mënyrë loje, është shumë mirë. Gabime ka në lojë dhe mund të shfrytëzonim më mirë, por jemi shumë të kënaqur.

Me të gjithë sulmuesit ndihem mirë, por gjatë këtyre ndeshjeve të fundit më shkojnë shumë mirë gjerat me Sokolin (Cikalleshin). Gjithsesi, të gjithë janë shumë të mirë dhe i duhen kombëtares.

Kisha një vit pa shënuar, që nga ndeshja me Andorrën. Rëndësi ka fitorja dhe jo goli, sot shënova dhe u kënaqa. Ndihem fajtor që nuk i bëra gola rastet, por ky është futbolli. Duhet të përmirësohem. Edhe fusha nuk ishte ideale për një ndeshje kaq të rëndësishme, por nuk kemi çfarë të bëjmë“, përfundoi Manaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!