Juventus është duke u menduar thellë për të ardhmen e stolit të skuadrës dhe Andrea Pirlo është çdo ditë e më pranë ikjes, pas dështimit të projektit për të bërë një skuadër të fortë për Champions League.
Në medie raportohet çdo ditë e më shumë për rikthimin e Max Allegrit, i cili nuk është rikthyer në stol që nga largimi nga Juventusi dy sezone më parë. Miqësia me Agnellin është arsyeja e madhe për materializimin e këtij skenarin.
Nëse Allegri kthehet, në krye të projektit të bardhezinjve do të vendoset Paulo Dybala, i cili do marrë peshën më të madhe në skuadër. Ndërkohë e ardhmja e Ronaldos do ishte në dyshim pasi Allegri nuk mendon të mbështetet te ai. /abcnews.al