Rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh, Prishtina “blindon” krahun e djathtë

schedule18:33 - 8 Gusht, 2020

schedule 18:33 - 8 Gusht, 2020

Prishtina fitoi Digitalb Kupën e Kosovës dhe siguroi kualifikimin në Europa League. Ekipi kryeqytetas do të tentojë titullin kampion sezonin e ardhshëm dhe ditën e sotme ka përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes me Besnik Krasniqin.

30-vjeçari, i cili ka një eksperiencë të madhe në IPKO Superligë dhe Superiore, është rikthyer në shtëpi pas 7 viteve. Dy sezonet e fundit ishte pjesë e Ballkanit, ndërsa prej sezonit të ardhshëm do të mbajë sërish veshur fanellën e ekipit të zemrës.

Dy vite ka firmosur Krasniqi me bardhekaltrit, teksa tha fjalët e para pas firmës në kontratë: “Nga sot jam kthyer në klubin ku u rrita dhe fillova karrierën profesionale. Iu premtoj të gjithëve që do të jap më të mirën nga vetja për klubin e qytetit tim“, thekson mbrojtësi anësor, i cili është bashkuar me ekipin në Istog, aty ku Prishtina po kryen fazën përgatitore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!