Mimoza Selimi rikthehet në muzikë me një këngë që përcjell një mesazh të fortë, për largimin e qytetarëve dhe qytetet e braktisura.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, tregoi se kënga “Unë dhe Ti”, është një këngë kushtuar njerëzve që kanë ikur dhe kanë braktisur vendin e tyre.
Gjatë intervistës, rrëfeu se ka bashkëpunuar me Valentin Markvukaj për muzikën dhe Alfons Zenelin për tekstin.
Gjithashtu u shpreh se do të ketë edhe projekte të reja.
“Do të kthehem në muzikë për ata që më deshën dhe pëlqenin muzikën time”, u shpreh ajo.
/abcnews.al/