Rikthehet Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh mungesë mban seancën e parë

schedule09:30 - 26 Janar, 2021

schedule 09:30 - 26 Janar, 2021

Gjykata Kushtetuese pas tre vitesh mungesë këtë të martë do të zhvillojë dhe seancën e parë publike. Në këtë seancë pritet që të shqyrtohet kushtetueshmëria e një dispozite ligjore e dërguar nga një pjesë e madhe e gjykatave për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca do të zhvillohet pa praninë e palëve por vetëm mbi bazën dokumentesh. Në kërkesën që do të shqyrtojë sot Gjykata Kushtetuese kërkohet  shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i togfjalëshit “nga gjykata e shkallës së parë që ka dhënë vendimin në dhomën e këshillimit”, parashikuar në pikën 1 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe togfjalëshit “… i së njëjtës gjykatë”, parashikuar në pikën 3 të nenit 453 të Kodit të Procedurës Penale, të ndryshuar me ligjin nr. 35/2017.

Ankimimi i ngritur nga gjyqtarët është për anti kushtetueshmërinë e nenit 453 te kodit të procedurës penale. Prej 2017 kodi i procedurës penale i ndryshuar parashikon se ankimet për gjykimet në mungesë rishikohen nga gjykata që ka dhënë vendimin në dhome këshillimi me një gjyqtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!