Rikthehet Europa League: Shëtitje për United, Interi e Wolfsburg e kanë finale

schedule09:42 - 5 Gusht, 2020

schedule 09:42 - 5 Gusht, 2020

Europa League rikthehet sot dhe në fushë zbresin ekipe të mëdha si Inter dhe Manchester United. Katër ndeshja janë në program dhe dy të parat luhen prej orës 18:00. Copenhagen përballet me Basaksehir dhe do tentojë të përmbysë humbjen e pësuar në ndeshjen e parë në Turqi.

Në Ukrainë Shakhtar Donetsk pret gjermanët e Ëolfsburg dhe duhet të mbrojë fitoren e arritur në fushën e “Ujqve” para pandemisë. Në mbrëmje, prej orës 21:00, Interi e ka finale përballë spanjollëve të Getafe.

Vetëm një ndeshje për të kaluar në çerekfinale dhe luhet në stadiumin e Schalke 04 në Gjermani. Djemtë e Antonio Conte do bëjnë çmos të kalojnë më tej dhe të tentojnë triumfin në këtë kompeticion.

Pretendent është edhe Manchester United, që kalimin e në çerekfinale e ka vulosur që në takimin e parë në Austri kundër LASK. Triumfi 5-0 nuk lë vend për dyshime, mbi skuadrën që do të kalojë më tej. Një shëtitje për djemtë e Solskjaer sonte. /abcnews.al

EUROPA LEAGUE – 1/8 E FINALEVE

E mërkurë, më 5 gusht, ora 18:55
FC Copenhagen-Basaksehir (0-1)
Shakhtar Donetsk-Wolfsburg (2-1)

E mërkurë, më 5 gusht, ora 21:00
Inter-Getafe
Manchester Utd-LASK (5-0)