Rikthehet derbi Dinamo – Partizani, Daja: Ka një dozë të shtuar emocionale, gjithmonë tentohet fitorja

schedule13:22 - 30 Shtator, 2021

schedule 13:22 - 30 Shtator, 2021

Ditën e nesërme do të rikthehet të luhet derbi i munguar  në Abissnet Superiore ai mes Dinamos dhe Partizanit.

Ilir Daja, tashmë trajner i “Demeva” ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes ku nuk hezitoi të fliste me superlativëapër ish-ekipin e tij, por thekson se tani ai është i Partizanit dhe nesër do të tentojë vetëm fitoren.

Mendoj që rikthimi i Dinamos është një vlerë e shtuar, pasi është një nga ekipet me më shumë tituj. Kam dhënë maksimumin kur isha me ta dhe doja çdo fitore, të njëjtën gjë bëj edhe me Partizanin.

Po flas edhe për veten pak, jam trajneri i vetëm në historinë e futbollit shqiptar që i kam drejtuar të tria skuadrat e kryeqytetit. Nëse nuk do ishin këto faktorë, sigurisht nuk do isha këtu ku jam. Kam drejtuar edhe klube shumë të rëndësishme dhe kundërshtarët i kam respektuar maksimalisht, por bëj maksimumin që t’i mund.

Dinamo është një kundërshtar që luan mirë në të dyja fazat e lojës. Janë riformatuar, por janë lojtarë që e njohin kampionatin. Ka pak të huaj, por janë nga ata që kanë luajtur në Superiore. Besoj se duhet të jemi grup, edhe Dinamo luan ë grup, që të minimizojmë gabimet e tre javëve të para. Personalisht kam qenë i kënaqur me atë që ka prodhuar ekipi, pasi është vetëm fillimi. Dinamo e ka nisur mirë, por po aq mirë e kemi nisur edhe ne.

Derbi me Dinamon? Ne përjetojmë ndeshjet me të njëjtat emocione. Marrëveshja jonë është për objektiva maksimale. Derbi ka një dozë të shtuar emocionale. Tentohet gjithmonë fitorja e derbit, por janë të tria rezultatet.

Tentojmë të përdorim disa module, duke u përshtatur me lojtarët që kemi dhe mungesat që në këtë periudhë që po kalojmë janë të shumta. Nuk është skema ajo që sjell rezultat, por manovra që duhet të jetë e automatizuar. Duhet të jemi fleksibël për çdo situatë”, tha ndër të tjera Ilir Daja. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!