Rikthehet në skenë Kethryn Mayorga, modelja që akuzoi Cristiano Ronaldon për përdhunim, ngjarje që pretendohet se ka ndodhur në vitin 2009 në Las Vegas.
Pas gjyqit të vitit 2010, Kathyrn pranoi të nënshkruante një marrëveshje konfidencialiteti dhe të merrte në këmbim 375,000 $, ndërkohë që në vitin 2018 e prishi atë dhe vendosi të nisë sërish seancat gjyqësore me pretekstin se kishte firmosur në gjendje të dehur.
Mirror raporton se 36-vjeçarja ka kërkuar 64 milion euro dëmshpërblim nga ylli portugez i Juventusit për dhimbjen dhe vuajtjen e shkaktuar nga sulmuesi i famshëm. /abcnews.al