Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore paraqitet pjesa e parë e ditës në të gjithë vendin. Por mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke zhvendosur vranësirat dhe reshjet në skajin verior dhe jugor. Orët e natës sjellin pauz të reshjeve në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënie me 2°C sjellë mesdita duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do fryjë lehtë në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al