Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rikontruktohet qendra e artit “Vaçe Zela” në Lushnje, zëvendës kryeministrja Balluku inspekton punimet

schedule16:46 - 6 Mars, 2025

schedule 16:46 - 6 Mars, 2025

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku inspektoi këtë të enjte punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Qendrës së Artit “Vaçe Zeka” në Lushnje.

Punimet pritet të përfundojnë në fund të qershorit, në mënyrë që teatri të jetë në funksion për sezonin turistik.

“Në diskutimet që kam pasur me kryetaren e bashkisë ka një merak për sa i përket procesit të rikonstruksionit, të hidroizolimit, që ka qenë problemi kryesor i këtij amortizimi.”, tha Balluku.

“Problemi më i madh është se ne harrojmë se si kemi kaluar nga një stad dhe një tjetër, dhe kjo është e vlefshme për qendrat e qyteteve, autostradat, rrugët dhe për gjithçka. Si ishte dhe si është, është diçka që shërben jo për të treguar se çfarë pune kemi bërë, por që njerëzit të kuptojnë se si kanë ndryshuar objektet shtetërore, rrugët, qendrat e qyteteve bashkë me rilindjen urbane.”, shtoi ministrja Balluku.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!