Kjo është ura e Kasabashit në Skrapar një monument kulture i kategorisë së parë e ndërtuar në vitin 1640. Ajo ndër vite ishte dëmtuar nga prurjet e lumit Guak dhe në vitin 2015 ju shemb dhe një nga këmbët mbajtëse.
Pas një investimi prej 1 milionë lekësh të akorduar nga Ministria e Kulturës ura u riparua. Drejtori i monumenteve të kulturës në Berat, Eugen Kallfani tregon për ndërhyrjet me qëllim që të ruhej struktura mijëra vjeçare.
“Rikonstruksioni i Urës së Kasabashit ka qënë i vështirë, për shkak të terrenit të vështirë në të cilin u ngrit kantieri i ndërtimit. Punimet restauruese u përshinë jo vetëm në ndërhyrjet në konstruksionin total të saj por edhe në qepjen dhe konsolidimin e kreut të qemerit kryesor dhe qemerit në krahun lindor që ishin dëmtuar nga rritja e bimëve në mënyrë agresive mbi këto harqe të urës”, është shprehur ai.
Kallfani pas këtij investimi kërkon nga pushteti lokal që të vendosë tabela sinjalizuese që kjo urë dhe historia e saj të njihet dhe vizitohet nga turistët. Ura e Kasabashit është ndërtuar nga arkitekt Kasëmi në vitin 1640 dhe ka shërbyer për kalimin e karvanëve me mallra nga Skrapari në drejtim të Korçës. /abcnews.al