Po rihidhet shorti i Champions League pas anulimit të herës së parë për shkak të një problemi teknik me goglat e zgjedhura.
Ceremonia ku 16 ekipet e kualifikuara do të mësojnë kundërshtarët e tyre të radhës po mbahet në Nyon, të Zvicrës.
Ekipet ishin ndarë në dy vazo, ku në të parën ishin skuadrat: Manchester City, Liverpool, Ajax, Real Madrid, Bayern Munich, Manchester United, Lille, Juventus.
Vazo e dytë ishte e rezervuar për: Paris Saint-Germain, Atletiko Madrid, Sporting Lisbona, Inter, Benfica, Villarreal, Salzburg dhe Chelsea.
Griezman do të ketë përballën Ronaldon edhe pse të dy në ekipe të ndryshme.
Ndeshja PSG-Real Madrid është interesante pasi rivalë si Messi e Benzema do përplasen me njëri-tjetrin, por në të njëjtën kohë në këtë dyshe do të shohim Sergio Ramos përballë ish-skuadrës së tij.
Këtë herë përballjet janë:
Salzburg – Bayern Munich
Sporting – Manchester City
Benfica – AFC Ajax
Chelsea – LOSC Lille
Atletico Madrid – Manchester United
Villarreal – Juventus
Inter – Liverpool
PSG – Real Madrid
/f.a/abcnews.al