Rihapja e transportit publik, ISHP apel: Respektoni masat nuk do të ketë asnjë tolerim

schedule11:14 - 23 Qershor, 2020

schedule 11:14 - 23 Qershor, 2020

Ministria e Shëndetësisë këtë të martë ka njoftuar rinisjen e transportit publik në të gjithë vendin. Ndërkohë Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskën.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se është e rëndësishme që me rihapjen ky shërbim dhe përdoruesit e transportit publik, dezinfektimi i mjeteve të transportit etj.

Gjithashtu ajo ka theksuar se në rast të shkeljeve të rregullave nuk do të ketë asnjë tolerim.

LEXO EDHE: Ogerta Manastirliu njofton hapjen e Transportit Publik

“Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Edhe një herë një kujtesë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën

Ruani distancën në ambientet publike.

Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

Mos u grumbulloni me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19”, thuhet në njoftimin e ISHP.

Ndërkohë sot në vendin tonë janë konfirmuar 52 raste të reja me koronavirus./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!