Sheshi i Katedrales “Notre Dame” në Paris është hapur për publikun pas 14 muajsh. Për arsye sigurie, sheshi qëndronte i bllokuar pasi ishte veshur me një shtresë toksike nga zjarri i vitit të kaluar.
Ekipet që po restaurojnë katedralen “Notre-Dame” të Parisit kanë thënë se do e përfundojnë rindërtimin e veprës monumentale brenda 5 viteve.
Pandemia e koronavirusit “ka vonuar pa diskutim punën”, tha Jean-Louis Georgelin, kreu i ekipit i ngarkuar me programin e rindërtimi.
Zyrtarët e Parisit hoqën barrierat e larta metalike përreth sheshit, duke ofruar vizitorëve një pamje nga afër në monumentin gotik për herë të parë që nga zjarri shkatërrues më shumë se 14 muaj më parë.
“Notre-Dame është simboli ynë, më shumë se Kulla Eifel”, tha Stephanie Cadillon, një bibliotekare.