Rihapet gara për ndërtimin e aeroportit të Sarandës. Njoftimi është publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe ofertat do të priten deri në 26 nëntor të këtij viti. Ndërtimi i aeroportit të Sarandës është parashikuar edhe në projektbuxhetin për vitin 2022.
Kohëzgjatja e PPP do të jetë 35 vite dhe ka një vlerë prej 4 miliard e 290 milion lekë ose 34.3 mln euro. Ky aeroport parashikohet të presë rreth 130 mijë pasagjerë/ në vit ose 300 pasagjerëve në orë. Kryesisht operimi i tij do të jetë për arsye turistike./ Abcnews.al