Pas më shumë se 3 muajsh mbylljeje për shkak të koronavirusit, Disneyland në Shangai ka rihapur dyert për vizitorët. Sigurisht që numri i vizitorëve do të jetë i reduktuar për një kohë të pacaktuar. Viztorëve u është kërkuar që të rezervojnë hyrjen dhe të mbajnë distancën për të qenë të sigurt. Po ashtu, maskat dhe matja e temperaturës për ta është e detyruar.
Javët e fundit Kina ka pasur ulje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 dhe i ka lehtësuar masat shtrënguese. Të hënën u raportuan 17 raste të reja, numri më i lartë i rasteve të reja që nga 28 prilli.
Megjithatë jeta duket se po fillon të normalizohet. Me hapjen e shumë aktiviteteve, janë marrë edhe masa që sigurojnë distancimin social. Përveç mjeteve mbrojtëse si maskat dhe dorezat, janë vendosur edhe shenja që tregojnë se ku mund të qëndrojnë qytetarët, për të ruajtur distancën e duhur./abcnews.al