Rihanna refuzon të performojë në Superbowl

schedule18:05 - 20 Tetor, 2018

schedule 18:05 - 20 Tetor, 2018

Yli i muzikës POP, Rihanna, ka refuzuar të performojë në finale e Superboul në shkurt të vitit të ardhshëm. Artistja mori vendimin në shenjë solidariteti me Kapernik, lojtarin e parë që nuk pranoi të ngrihej në këmbë gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar para ndeshjes.

Rihanna ka refuzuar të performojë në Superboul në shenjë proteste. Këngëtarja ishte kontaktuar për të kënduar gjatë pushimit mes pjesëve, por refuzoi në shenjë solidariteti me ish lojtarin Kolin Kaepernik. Lojtari i ligës kombëtare të futbollit ishte sportisti i parë i cili qëndroi ulur gjatë himnit, në shenjë proteste kundër racizmit dhe dhunës së policisë. Sipas asaj që shkruan “Us Uikly”, NLF e CBS, që do të transmetojë finale e kampionatit në shkurt të vitit të ardhshëm, kishin ftuar yllin e muzikës pop që të performonte në pushimin mes pjesëve, por ajo nuk pranoi për shkak të qëndrimit të ligës së futbollit mbi protestën ndaj himnit para ndeshjes. Organizuesit tashmë i janë drejtuar grupit Maroon 5.

Kaepernick, 30 vjeç është ish lojtar i San Franciscos dhe në gusht të 2016-s, para një ndeshjeje miqësore, qëndri ulur gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar. Një gjest ky për të protestuar kundër diskriminimit dhe dunës ndaj njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjest që i kushtoi karrierën pasi që atëherë askush nuk firmosi më kontratë me të. Të tjerë më pas ndoqën shembullin e tij dhe në sporet të tjera, në një lëvizje që u pagëzua “gjunjëzohu”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!