Riga godet në merkato, firmos për dy vite me fantazistin e Kosovës

schedule20:39 - 12 Korrik, 2021

schedule 20:39 - 12 Korrik, 2021

Besart Halimi është transferuar në Letoni, te skuadra kampione ku më parë është aktivizuar edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Herdi Prenga.

Mesfushori i Kosovës, 26 vjeç, ka nënshkruar për dy sezone me klubin e Riga, që vitet e fundit po tenton të bëjë ecuri të mirë në kupat e Europës.

Halimi në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Sandhausen në Bundesliga 2, ndërsa në të shkuarën ka luajtur edhe me Brondby në Danimarkë, apo te Mainz, FSV Frankfurt dhe Stuttgarter Kickers në Gjermani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!