Rifillimi i Serie A dhe kërkesa për UEFA-n, rrëfehet kreu i futbollit italian

schedule15:42 - 15 Mars, 2020

schedule 15:42 - 15 Mars, 2020

Hipoteza të ndryshme po diskutohen nga drejtuesit e futbollit italian për të ardhmen e kampionateve të këtij sezoni. Kreu i FIGC (Federata Italiane e Futbollit), Gabriele Gravina zbulon për Sportmediaset kur do të rinisë Serie A, kur do të përfundojë dhe kërkesën që do i parashtrohet UEFA-s.

Italia në këto momente është dy javë përpara vendeve të tjera në shpërthimin e kësaj pandemie. Të martën do i propozojmë UEFA-s që të shtyjë Europianin. Shpresojmë të nisim Serie A në maj dhe të përfunojmë kampionatin në fund të qershorit. Duhet të punojmë me kalendarin, por pa lënë pas dore faktin që mund të përfundojnë edhe Champions e Europa League.

Duam që Serie A të jetë mbyllur me 30 qershor. Lojtarët le të rrinë në paqe në shtëpitë e tyre, kanë nevojë për të rikuperuar energjitë fizike dhe psikologjike. Le të qëndrojnë edhe pak kohë me familjet e tyre, kanë nevojë dhe e meritojnë diçka të tillë. Mbrojtja e shëndetit është gjëja kryesore”, përfundon kreu i FIGC. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!