Shoqata Spanjolle e Futbollistëve Spanjollë (AFE) ka bërë të qartë se lojtarët në LaLiga Santander nuk janë të gatshëm të kthehen në stërvitje nëse qeveria spanjolle nuk jep dritën jeshile për të rifilluar. AFE zhvilloi një takim me kapitenët e të gjithë klubeve të LaLiga Santander, për të diskutuar krizën aktuale të krijuar nga koronavirusi, si dhe masat e sigurisë të propozuara nga Federata për të përfunduar sezonin.
“Shëndeti ka qenë tema kryesore e debatit dhe këtu bien të gjithë dakord. Lojtarët dëshirojnë dhe do të rikthehen në fushë vetëm kur Ministria e Shëndetësisë të japë OK përfundimtar për t’ju rikthyer normalitetit. Shëndeti është kryesori”, shkruhet në deklaratën zyrtare të AFE.
“Shqetësimet tona do të shkojnë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Këshillin Kombëtar të Sportit , pasi futbollistët kërkojnë që fjala e tyre të dëgjohet në çdo kohë. Për sa i përket seancave stërvitore, ata ende nuk do të rifillojnë nëse është e nevojshme”, është kërkesa tjetër e AFE /abcnews.al