Richarlison kritikoi publikisht Conten: Më la në stol, dua të luaj

schedule17:04 - 9 Mars, 2023

schedule 17:04 - 9 Mars, 2023

Sulmuesi brazilian, Richarlison, kritikoi publikisht trajnerin e Tottenhamit, Antonio Conte, pas eliminimiy nga Milani në Champions League.

Spurs luajtën dy ndeshje në të cilat nuk shënuan asnjë gol në 180 minuta lojë kundër gjigantëve italianë.

Në ndeshjen e parë, Milan fitoi 1:0 me golin e Brahim Diaz, ndërsa e dyta përfundoi pa gola.

Richarlison, futbollisti që përforcoi skuadrën londineze, ka marrë vetëm 20 minuta në ndeshjen e dytë.

“Kjo stinë është, më falni shprehjen, mut. Dua të luaj më shumë, nuk i kuptoj (vendimet e Contes). Nuk e kuptoj, luajta mirë dhe isha në formë të mirë. Kur isha titullar, ne mundëm Aston Villa dhe Chelsea, dhe më pas Conte më la papritur në stol. Kam vetëm pesë minuta kundër Wolves. E pyeta pse dhe ai nuk mu përgjigj”, tha Richarlison pas lojës dhe shtoi:

“Pyes veten se çfarë do të thotë nesër. Unë nuk jam idiot, jam profesionist, punoj çdo ditë dhe dua të luaj. Kam pasur një dëmtim të lehtë, por kur jam në fushë, bëj maksimumin. Këtu nuk diskutohet shumë. Unë duhej të luaja, dhe tani mund të ulem dhe të qaj përfundoi sulmuesi brazilian.

Braziliani ka shënuar dy gola në 25 ndeshje këtë sezon dhe i fundit në fillim të shtatorit të vitit të kaluar. /G.D abcnews.al/

Burimi: Avaz

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!