Richarlison është fansi më i madh i Ronaldos

schedule08:42 - 25 Nëntor, 2022

schedule 08:42 - 25 Nëntor, 2022

Protagonist i turit të parë në kombëtaren braziliane është Richarlison. Ai bëri një dopietë ndaj serbëve, duke shënuar një supergol.

Dhe, logjikisht, Richarlison tashmë po krahasohet me Ronaldon. Një sulmues spektakolar i kombëtares braziliane në numrin 9.

Një foto e dy viteve më parë u bë virale në rrjetet sociale, në të, Richarlison rruajti të njëjtat balluke të Ronaldos nga viti 2002.

Futbollisti e rruajti kokën gjatë izolimit të koronavirusit.

Një vit më vonë, sulmuesi i atëhershëm i Evertonit i kërkoi Edersonit të Mançester Sitit që t’i rruante sërish flokët  si të Ronaldos. Ndodhi në festën e ditëlindjes së Richarlison. /G.D abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!