Richard Branson ka përfunduar fluturimin e tij të parë drejt hapësirës. Miliarderi përmbushi ambicien e jetës së tij, pasi u nis të dielën me anijen kozmike të kompanisë, Virgin Galactic. Në praninë e një turme prej më shumë se 500 personash që shikonin, avioni me të cilin ishte bashkangjitur raketa e Branson, u nis për fazën e parë të fluturimit.
Mjeti hapësinor, ku ndodhej 71-vjeçari dhe pesë anëtarët e ekuipazhit u shkëput nga anija mëmë në një lartësi prej rreth 13 kilometrash, aktivizoi motorin duke arritur më pas buzë hapësirës në lartësinë prej 88 kilometrash. Richard ka për qëllim që vitin e ardhshëm të fillojë fluturimet me pasagjerë me pagesë.
Sipërmarrësi 71-vjeçar ka mundur rivalin e tij, Jeff Bezos në garën hapësinore të miliarderëve. Bezos planifikon të udhëtojë në 20 korrik me anijen e tij New Shepard të ndërtuar nga firma Blue Origin. CEO i Tesla-s, Elon Musk gjithashtu ka ambicie për të udhëtuar në hapësirë dhe në Mars. /abcnews.al