Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ribery si Ronaldo, na ka befasuar! Tani të vijnë edhe Messi e Modric”

schedule13:55 - 25 Tetor, 2019

schedule 13:55 - 25 Tetor, 2019

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Serie A pati një impakt të madh, ndërkohë që Giancarlo Antognoni, menaxherii klubit të Fiorentinës, thekson se të njëjtën gjë ka bërë edhe Franck Ribery. “Ribery si Ronaldo? Po, falë tyre Serie A ka rifituar vëmendjen”, shprehet zyrtari i klubit vjollcë në një intervistë për Tuttosport.

Më tej ai tregon se është shumë i befasuar nga francezi. Ata e dinin se po merrnin një lojtar që ka fituar shumë dhe është kampion, por nuk e njihnin si njeri. “Më duhet ta pranoj që jam mahnitur nga ndikimi që ka në ekip Ribery.

E kishim njohur si kampion, por jo si njeri. Ka ditur të përfshihet në një ambient të ndryshëm me shumë përulësi dhe është gati për çdo gjë. Ribery është një shembull për të gjithë dhe u jep shumë këshilla të rinjve”, tregon Antognoni.

Serie A shumë vite më parë ka qenë “shtëpia” e emrave më të mëdhenj të futbollit. Në Itali ëndërrojnë që gjërat të kthehen si më parë, ndërkohë që Antognoni nuk e fsheh dëshirën e tij të madhe. “Kush do doja të vinte tjetër në Itali? Messi dhe Modric”, e thotë hapur drejtuesi i Fiorentinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!