Franck Ribery nuk do të largohet nga Firenze, por e la të hapur si opsion pasi shtëpia e tij kishte qenë objekt grabitjeje. Sulmuesi i skuadrës së Fiorentinës reagoi përmes rrjeteve sociale, duke vënë në rend të parë familjen dhe duke paralajmëruar se do të marrë vendimin e duhur që të jenë të sigurt.
“Gruaja ime ka humbur disa çanta dhe bizhuteri, por kjo nuk ka aspak rëndësi. Rëndësi ka që unë jam i pafuqishëm përballë kësaj situate. Unë dhe familja ime ishim të sigurt në Munih. Ne nuk na mungon asgjë dhe unë luaj futboll për pasion dhe jo për para. Sigurisht familja ime vjen e para dhe do të marr vendimin e nevojshëm që ajo të ndihet e sigurt”, shkruante mes të tjerash francezi.
LEXO EDHE: I grabitën shtëpinë, Ribery zbulon si ia shkatërruan gjithçka (VIDEO)
Kjo deklaratë e tij nuk është pritur mirë nga një grup ultrasish, të cilët kanë reaguar përmes gazetës “Il Giornale”. Mes të tjerash ata i thonë të lajë golin, pasi nuk janë në Kolumbi dhe se vetë ata plaçkiten më keq.
“I dashur Franck, ne e kuptojmë tronditjen tuaj, por laj gojën para se të flasësh për Firencen ashtu. Nuk është Medellin (qyteti i dytë më i madh në Kolumbi), ju e dini…
Njerëzit e pasur grabiten kudo, por ata janë me fat për shkak se janë në gjendje të përballojnë sistemet e alarmit në shtëpi dhe sigurinë private. Ne popull i varfër grabitemi gjithashtu, por ne duhet të jemi si San Lorenzo (shenjtor i martirizuar) dhe ta pranojmë në heshtje”, shkruhet në reagimin e ultrasve të Fiorentinës. /abcnews.al