Ribashkimi i Messit me Neymar tek PSG, Scolari: Do të ishte perfekte!

schedule19:36 - 10 Prill, 2021

schedule 19:36 - 10 Prill, 2021

Në muajt e fundit është folur shumë për një ribashkim të Lionel Messit dhe Neymar, por këtë herë jo te Barcelona. Edhe ish-trajneri i Brazilit, Luiz Felipe Scolari, mendon se ata do të ishin perfekte nëse do të luanin për PSG-në.

Në një prononcim për “Super Deportivo”, 72-vjeçari e pranon se do të ishte arritja më e madhe e karrierës së tij në rast se një ditë do të trajnonte legjendën e Barcelonës.

“Unë do të dëshiroja që t’i shikoja edhe një herë së bashku Messin me Neymar, por këtë herë jo te Barcelona. Mendoj se do të ishin një çift perfekt te PSG-ja, një dyshe që vështirë ta gjesh në ekipet e tjera.

Mund të them me siguri se nëse do të luanin përsëri sa bashku, atëherë nuk do të kishte asnjë ndeshje që PSG ta përfundonte pa shënuar asnjë gol. Ata janë të dy gjeni”, deklaron braziliani.

 

“Të kem shansin që të trajnoj Messin një ditë do të ishte gëzimi më i madh i karrierës sime. Do të ishte një ndryshim i madh për mua nëse do ta kem atë fat. Kjo do të më jepte më shumë gëzim sesa të gjithë titujt që unë kam fituar si trajner”, përfundon Scolari, i cili ishte ai që drejtoi Brazilin drejt triumfit në Kupën e Botës 2002. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!