Karaburuni vijon të jetë një ndër zonat më problematike përsa i përket aktivizimit të vatrave të zjarrit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në Karaburun. Nga pamjet e siguruara në Gjirin e Gramës shikohet sesi flakët kanë arritur afër bregdetit.
Ndërkohë një ndër vatrat më problematike janë ato në Majën e rrunës në Kukës, ku për shkak të terrenit të vështirë zjarrëfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen. /abcnews.al