Gazetari Jamal Khashoggi, mbeti i vrarë gjatë një përplasjeje fizike brenda konsulatës së Arabisë Saudite në Turqi, Riadi zyrtar pranon përgjegjësinë. Arabia Saudite nis hetimet dhe arreston 18 persona. Pezullohet nga posti i tij zyrtari i lartë i shërbimeve sekrete i përfshirë në ngjarje.
Përballë kërkesave gjithnjë e më të shumta nga ana e komunitetit ndërkombëtar, dhe kërcënimeve për sanksione nga aleati më i madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabia Saudite pranoi se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë gjatë një përplasjeje fizike në konsullatën saudite në Stamboll. Por për sa i përket dinamikës së ngjarjes dhe se ku ka përfunduar trupi, është ende mister. Ndërkohë 18 shtetas sauditë janë arrestuar
televizioni shtetëror në Riad bëri të ditur se ëshët pezulluar nga posti i tij gjenerali Ahmed al-Asiri, një zyrtar i lartë i shërbimeve sekrete i përfshirë në ngjarje. Si dhe që Mbreti Salman është gati për të prezantuar një propozim për reforma në shërbimin e inteligjencës. Presidenti amerikan Donald Tramp ka qenë ndër të parët që ka reaguar. Duke iu drejtuar gazetarëve në bordin e avionit presidencial, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se fillimisht dëshironte të fliste me princin trashëgimtar saudit, para se të vendoste për hapat e mëtejshëm. Presidenti amerikan shpjegoi se do të preferonte një lloj të caktuar sanksionesh kundër Arabisë Saudite, për këtë çështje, por duke shpëtuar marrëveshjet për shitjen e armëve.
Të enjten e kaluar prokuroria e Stambollit mori në pyetje 15 nënpunës turq të selisë diplomatike të Riad. Por apelit i mungonte shoferi i automjetit të blinduar, si dhe vetë automjeti, me të cilin mendohet të jetë transportuar jashtë konsulatës, trupi i gazetarit të vrarë. Ndërkohë që kërkimet për trupin e reporterit të vrarë vazhdojnë dhe prokuroria saudite ka nisur hetimet, imazhi i Riad në perëndim e në mënyrë të veçantë i princit trashëgimtar Salman, është gjithnjë e më i kompromentuar. E bojkotuar nga ministrant europianë të ekonomisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Fondi Monetar Ndërkombatër, Davosi i shkretërirës do të nisë të martën./abcnews.al