Rezultoi pozitiv me Covid-19, dasma e vëllait fatale për yllin e Liverpool

schedule13:59 - 14 Nëntor, 2020

schedule 13:59 - 14 Nëntor, 2020

Ditën e djeshme u konfirmua nga Federata Egjiptiane e Futbollit se Mohammed Salah rezultoi pozitiv me Covid-19. Ylli i Liverpool mori pjesë në dasmën e vëllait të tij, Nasr, ditën e martë në Cairo. Sipas mediave angleze lojtari e ka marrë pikërisht aty virusin, ku ai shikohet duke kërcyer mes një turme të ftuarish.

28-vjeçari është futur menjëherë në izolim të plotë për 10 ditë, edhe pse është asimptomatik. Salah kishte vendosur një maskë gjatë dasmës, të cilën e mbante poshtë hundës. Përveç ceromonisë së vëllait të tij, Mohammed ishte ditën e mërkurë në një event çmimesh në nder të tij, ku sërish mendohet si vatër infeksioni.

 

Salah gjatë dasmës

Megjithatë ka qenë vetë përfaqësuesi i Federatës Egjiptiane, Amr El Ganainy, i cili ka deklaruar se gjithçka është organizuar sipas protokolleve mjekësore. “Çdo gjë u bë në kordinim me agjentin e Salah dhe Liverpool. Ne bëmë çdo gjë që ata kërkuan dhe zbatuam protokollin mjekësor”, janë fjalët e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!