Kombëtarja e Shqipërisë ka rënë dy pozicione në renditjen e re të publikuar nga FIFA. Nga vendi i 64 që ishin kuqezinjtë, kanë rënë në pozicionin e 66-të me 1375 pikë.
Në muajin mars, kombëtarja shqiptare humbi dy ndeshjet miqësore. Ndaj Kilit në Parma me rezultatin 3-0 dhe nga Suedia me rezultatin minimal 1-0.
Në vendin e parë në këtë listë ndodhet Argjentina, e ndjekur më pas nga Franca , Belgjika, Anglia dhe Brazili./h.ll/abcnews.al