Rezultatet në Katalonjë, votohet për partitë që nuk mbështesin pavarësinë nga Spanja

schedule10:30 - 11 Nëntor, 2019

schedule 10:30 - 11 Nëntor, 2019

Në Katalonjë numi më i madh i votave, gati dyfishi, ka shkuar për partitë të cilat nuk mbështesin pavarësinë e Barcelonës nga Madridi. Por pavarësisht kësaj partitë pro pavarësisë kanë shënuar rritje në vota.

Rezultatet e fundit tregojnë se grupimet politike të cilat duan një shkëputje të Barcelonës nga Madridi kanë marrë më pak vota në krahasim nga partitë të konsideruara unioniste. Partitë katalanase pro pavarësisë në fakt kanë marrë 23 nga 48 vende më kongres kundrejt 25 grupimeve të ndryshme të majtë dhe të djathtë – të cilët nuk e duan pavarësinë.

2.1 milion persona votuan për partitë kundër ndarjes dhe 1.6 milion votuan për ata që duan pavarësinë nga Spanja. Ndërkohë votat për ata që mbështesin pavarësinë shënojnë rritje me gati 100 mijë vota më shumë.

Rezultatin më të mirë nga ata që synojnë pavarësinë e shënuan dy parti baske. Presidenti Kuim Tora u shpreh se nuk mund të qeveriset Spanja pa u dëgjuar zëri i Katalonjës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!