Euro ka shënuar rëniekundrejt dollarit dhe paundit mëngjesin e së hënës, pak orë pas publikimit të rezultateve të para nga zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Si rregullm njerëzit në financa nuk e pëlqejnë pasigurinë, siç është vendimi i presidentit francez, Emmanuel Macron për të shpallur zgjedhje të parakohshme si pasojë e rezultatit jo të mirë të partisë së tij në zgjedhjet e BE-së,
Partia e Marine Le Pen dominoi sondazhet në Francë, me partinë e saj Rally National që qëndron në pak më shumë se 30% ose rreth dy herë më shumë se partia centriste pro-evropiane e Presidentit Emmanuel Macron, që parashikohet të arrijë rreth 15%.
Të hënën, euro po tregtohej me 1,0766 dollarë, nga 1,0778 dollarë, që do të thotë një rënie prej 0.3%.
“Ky është ndoshta një lajm i keq për tregjet,” tha kryeekonomisti i Berenberg, Holger Schmieding.
“Kjo paraqet një element të papritur të pasigurisë.”